Osmani: Mërgata jonë në ShBA ka qenë forcë shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

18 shtator 2023 | 12:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Nju-Jork, ku është takuar me shoqata të shumta shqiptare që veprojnë në këtë vend.

Osmani ka potencuar se mërgata jonë në SHBA ka qenë forcë shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën, përfshirë lirinë e pavarësinë tonë.

“Kënaqësi të takoj shoqata të shumta shqiptare që veprojnë në New York, nën organizimin e aktivistit të mërgatës sonë Mark Gjonaj”, ka theksuar Osmani.

Osmani në këto takime ka qenë e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neha Livoreka shpall të pavlefshme certifikatën e Biznesit "Laboutin By…