Osmani merr pjesë në darkën e organizuar nga Nancy Pelosi

11 maj 2022 | 16:31

Në përmbyllje të qëndrimit të saj në Uashington, presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësueseve, Nancy Pelosi për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Osmani dhe kryetarja Pelosi patën rastin të diskutojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan.

“Në këtë drejtim u potencua rëndësia e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të dy anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit. Në darkë presidentja Osmani pati rastin të takohet dhe me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, senatorin Bob Menendez, Senatorin Lindsay Graham, kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë”, ka njoftuar Presidenca.

Presidentja Osmani ka qëndruar në Uashington me ftesë të organizatorëve të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut, me ç’rast ajo ishte edhe njëra nga folësit kryesor në diskutimin mbi bashkëpunimin transatlantik për sigurinë energjetike si dhe folësja kryesore në organizimin lidhur me rritjen e rolit të grave në politikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fansat e Pete Davidson mendojnë se Kim Kardashian po përpiqet…