Osmani në pritjen e organizuar nga Familja Mbretërore në Londër

05 maj 2023 | 22:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Londër sot ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Familja Mbretërore.

Osmani po qëndron në Londër ku nesër do të marr pjesë në Ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III.

“Sonte në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, përcolla urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës, si dhe kisha mundësinë të bashkëbisedoj me liderë të tjerë për thellimin e raporteve tona me shtete mike anekënd botës”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kudër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët…