Osmani premton subvencione për prodhuesit vendorë

08 shtator 2019 | 13:53

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre (LDK), Vjosa Osmani, ka vizituar të dielën  kompaninë e qumështit “Eurolona”, nga ku ka bërë thirrje që sa më shumë të konsumohen produktet vendore.

Osmani para medieve ka thënë se njëra prej temave që do të angazhohet si kryeministre e ardhshme është siguria në ushqim. Osmani  ka treguar masat që do t’i merr për t’ua lehtësuar punën këtyre kompanive.

“Ajo çka duhet të bëjmë është që shteti i Kosovës të përkrah më shumë në mënyrë që prodhimet vendore të jetë ato që konsumojnë qytetarët tanë. Besoj fuqishëm që shteti edhe institucionet vendore duhet të blejnë vetëm prodhime vendore. Ne do të ndërmarrim masa duke hekur akcizën në naftë edhe subvencione të shumta”, ka thënë Osmani.

Ndërsa pronari i kompanisë së qumështit, “Eurolona”, Milazim Berisha është shprehur falënderues për këtë vizitë, teksa ka thënë se pret që të largohen gjitha barrierat që i kanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se ende nuk…