Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

24 maj 2026 | 13:32

Në Ditën e Presidentit, më 24 maj, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën historike të presidentit Ibrahim Rugova dhe trashëgiminë e tij politike e kombëtare, duke theksuar se vlerat e rugovizmit vazhdojnë të jenë themel i rrugëtimit të Kosovës.

Osmani ka vlerësuar se presidenti Rugova la pas një vizion të ndërtuar mbi urtësinë, durimin, demokracinë, orientimin perëndimor dhe bashkimin e popullit rreth këtyre idealeve.

“Sot, në gjurmët e po të njëjtit vizion, e kemi detyrim të ecim përpara me përkushtim të palëkundur: për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar, ashtu siç e deshën dhe për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, është thënë në mesazhin e saj.

Ajo ka theksuar se rugovizmi mbetet frymëzim politik dhe kombëtar për të ardhmen e vendit, duke përmbyllur deklaratën me mesazhin: “Rugovizmi jeton! Rugovizmi fiton!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, nuk do të jetë më pjesë…