Osmani takohet me ambasadoren e Holandës dhe përfaqësuesit e BERZh-it

19 nëntor 2019 | 17:01

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, të cilën e ka njoftuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë me theks të veçantë për prioritetet e LDK-së për rendin dhe ligjin, zhvillimin ekonomik, investimet e huaja në Kosovë, arsimin, shëndetësinë dhe punësimin.

Osmani la falënderuar shtetin e Holandës për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës përmes projekteve të ndryshme.

Ndërsa ambasadorja Willems e ka falënderuar Osmani për bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në proceset shtetformuese në kuadër të integrimit evropian, për një jetë me të mirë për qytetarët e Kosovës.

Nënkryetarja Osmani me bashkëpunëtorë të martën është takuar edhe përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Mattia Romani, drejtor menaxhues për ekonomi, politika dhe qeverisje, Oleg Levitin, zëvendësdrejtor për qeverisje dhe çështje politike dhe Neil Taylor, udhëheqës i Zyrës në Kosovë.

Osmani i ka njoftuar përfaqësuesit e BERZh-it mbi prioritetet zhvillimore të LDK-së të përfshira në programin e përbashkët qeverisës LDK-LVV me përqendrim të veçantë tek investimet në kapitalin njerëzor përmes shëndetësisë, arsimit dhe sektorit privat.

“Nuk do të investojmë më fondet e buxhetit të Kosovës në autostrada të reja por do të investojmë në potencialin e qytetarëve tonë, veçanërisht në rritjen e punësimit të të rinjve dhe grave kosovare”, ka thënë Osmani.

Në anën tjetër përfaqësuesit e BERZh-it kanë paraqitur projektet aktuale të tyre në Kosovë në sektorin privat dhe atë publik, duke u zotuar që të thellojnë bashkëpunimin me qeverinë e ardhshme veçanërisht në infrastrukturë, energji dhe zhvillimin e sektorit privat.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people sitting

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët teknik të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të Qendrave…