Osmani takohet me Zelenskyn në Moldavi

01 qershor 2023 | 14:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.

Derisa është realizuar fotografia familjare e liderëve pjesëmarrës në këtë samit, presidentja Osmani ka shtrenguar duart dhe ka shkëmbyer biseda me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili po ashtu është duke marrë pjesë në këtë samit.

“Në kohërat kur është e rëndësishme se ku qëndroni, unë i shpreha solidaritetin tonë të plotë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, ka  shkruar Osmani në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 2 deri më 4 qershor në Madrid të Spanjës…