Osmani: Tarifa ndaj Serbisë do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë

05 shkurt 2020 | 14:53

Pas takimit me ambasadorin të Gjermanisë, Christian Heldt, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe të vendosur nga qeveria e kaluar.

Osmani ka theksuar se tarifa do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit të plotë.

“Siç e dini programi i përbashkët i koalicionit qeverisë është prezantuar nga ana e kryeministrit të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës me datën 3 shkurt dhe aty është bërë e qartë që ashtu siç kemi thënë para qytetarëve, ne besojmë që tarifa duhet të zëvendësohet me masë të reciprocitetit në raport me Serbinë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se për ta hequr atë tarifë, Serbia duhet të ndërpresë fushatën që po e bën kundër njohjeve të Kosovës.

“Për t’u larguar tarifa ashtu siç e ka thënë edhe ambasadori i ShBA-së në Berlin, i cili në të njëjtën kohë është edhe përfaqësues i presidentit Trump për dialog, ambasadori Grenell, ne pajtohemi plotësisht që për t’u larguar tarifa, Serbia duhet të ndërpresë fushatën kundër njohjeve të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti,…