Osmani: Zëri i evropianëve u dëgjua, faleminderit që votuat për Kosovën

16 prill 2024 | 20:18

Presidentja Vjosa Osmani i ka falënderuar të gjithë deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të cilët votuan për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Osmani shkroi në “X” se “zëri i evropianëve është dëgjuar!”.

“Faleminderit të gjithëve deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan pro Kosovës anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës sot!”.

“Një falënderim i madh për delegacionin tonë dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht popullin e Kosovës. Edhe një hap!”, shkroi Presidentja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas votimit pro anëtarësimit të…