OVL e UÇK-së në Malishevë vendos pllakë përkujtimore në shtëpinë e Isak Krasniqit në Tërpezë

16 shkurt 2024 | 17:17

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Malishevë në prag të 16-vjetorit të pavarësisë dhe 25 vjetorin e çlirimit në shtëpinë e Isak Fazli Krasniqit në Tërpezë, që ishte bërë streha e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vendosur pllakë përkujtimore. Kjo shtëpi e Komandantit Nexhmi Krasniqi ishte bazë e çlirimtarëve të parë të fshatit Tëprezë e Malishevës

“Sot në prag të 16-vjetorit të pavarësisë dhe në vitin e 25 të çlirimit, në shtëpinë e Isak Fazli Krasniqit në Tërpezë, që ndër të parat u bë streha e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vendos pllaka përkujtimore që shënjon vendin ku u hodhën themelet e një lufte për liri, vendi që mblodhi krerët e kësaj force që i sollën pavarësinë Kosovës”, është thënë në njoftimin e familjes.

Njoftimi i plotë:

Sot në prag të 16-vjetorit të pavarësisë dhe në vitin e 25 të çlirimit, në shtëpinë e Isak Fazli Krasniqit në Tërpezë,  që ndër të parat u bë streha e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vendos pllaka përkujtimore që shënjon vendin ku u hodhën themelet e një lufte për liri, vendi që mblodhi krerët e kësaj force që i sollën pavarësinë Kosovës. Një bazë që ushqeu trimat e etur për liri dhe mëkoi me dashuri për atdheun plagët e tyre. Le të jetë kjo pllakë simbol i kujtesës për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për këdo që e do atdheun të lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli, Arsenali dhe Manchester City janë shfaqur si favoritët e…