OVLUÇK-ja në Gjilan pret në takim Fahri Fazliun e ri, nipin e dy heronjve të kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu

02 qershor 2026 | 12:49

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, Xhevdet Mehmeti, ka pritur sot në takim Fahri Fazliun e ri, djalin e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Fazliut, dhe nipin e dy heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Bahri Fazliu.

“Sot, në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, na nderoi me vizitë Fahri Fazliu i ri, djali i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Fazliu, dhe nipi i dy Heronjve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Bahri Fazliu. Me respekt e mirënjohje për familjet e heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të cilët me sakrificën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare”, ka njoftuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, Xhevdet Mehmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 2 Qershor 1991, në varrezat e kryeqytetit…