OVLUÇK-ja reagon pas kërkesës së Veselit

04 korrik 2020 | 21:55

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka reaguar lidhur me kërkesën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli që mos të mbahet më 9 korrik protesta e paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, lidhur me protestën e paralajmëruar me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00, ne do të veprojmë siç është më së miri dhe me së drejti duke i dalur në mbrojtje gjithmonë ish-ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rrezikojmë jetën e asnjë qytetari, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, OVL e UÇK-së i ka strukturat e saj që vendosin se si të veprojë”, ka shkruar Gucati.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditëve të fundit ka vizituar…