Owen: Akoma nuk e kam kuptuar pse Mane u largua nga Liverpooli

27 qershor 2022 | 15:22

Largimi i Sadio Mane përveç tifozëve ka mërzitur edhe figurat e njohura të klubit të Liverpoolit.

Jamie Carragher ditë më parë kishte deklaruar se senegalezi ishte një nga lojtarët e tij të preferuar të periudhës së menaxhimit të Jurgen Klopp.

Edhe bashkëkombësi i Carragher, Michael Owen ka mbajtur një qëndrim pas largimit të Sadio Mane nga Liverpool, për te kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.“Unë ende nuk e kam kuptuar pse Sadio Mane u largua nga Liverpool për te Bayern Munchen. Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, i shërbeu klubit dhe do të mbetet një legjendë e Liverpool”, ka thënë Owen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…