Pacienti i dyshuar për linë e majmunit rezulton negativ

15 qershor 2022 | 13:23

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë njoftuar se mostra e pacientit të dyshuar në Linë e majmunëve, e dërguar për testim në Laboratorët e Holandës ka rezultuar negative.

“Siç dihet nga njoftimet paraprake të MSh-së, me datë 3 qershor 2022 në ora 17:41, IKShPK ka pranuar nga Klinika Infektive-QKUK një raportim për një rast të dyshimtë me Linë e majmunëve (Monkeypox), për një pacient mashkull (1953) nga komuna e Dragashit, i hospitalizuar në këtë klinikë, dhe të cilit i ishte marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar për analiza laboratorike në Holandë. IKShPK është njoftuar sot nga laboratorët respektiv të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga Lia e majmunëve”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

MSh-ja dhe IKSHPK-ja kanë rekomanduar qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se njohja reciproke e…