Pacolli: Arbën Xhaferi ishte një rilindas modern i kombit shqiptar

15 gusht 2019 | 22:58

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kujtuar në 7-vjetorin e vdekjes Arbën Xhaferin.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Arbën Xhaferi  ishte një rilindas modern i kombit shqiptar.

“Sot kujtoj mikun tim Arbën Xhaferin, një njeri më të cilin me pasion diskutoja për të ardhmen e kombit tonë, një njeri që kishtë vizion dhe mision integrimin ndër-shqiptar. Ai ishte një Rilindas modern i kombit shqiptar. Ai ishte njeriu që kishte shndërruar në alternativa politike qeverisëse dy Lëvizje çlirimtare, atë të Kosovës dhe atë të Maqedonisë si këshilltar, si protagonist i këtyre shndërrimeve properëndimore të kombit shqiptar. Ai i paraprinte proceseve emancipuese të kombit shqiptar me idetë e veta, me platformën e tij kombëtare, me kritikën e vet për dukuritë degraduese, me aksionin e vet politik”.

“Mësimet e tij janë ndriçuese për shumë prej krizave tona të sotme, për ekstremizmin fetar, për marrëdhëniet me fqinjët, për orientimin properëndimor të kombit. Na mungon shumë në këto kohë Arbëni”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-vila e Enver Hoxhës do të shhndërrohet në një kinema.…