Pacolli e ekzaltuar për liberalizimin e vizave, nis edhe numërimin mbrapsht të ditëve: “14 ditë, 6 orë, 58 minutë e 20 sekonda”

17 dhjetor 2023 | 18:13

Fare nuk po i pritet deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, deri më 1 janar kur edhe qytetarët e Kosovës do të gëzojnë lëvizjen e lirë pa regjim vizash në zonën Schengen; e që në mendjen e shumëkujt shënon edhe një migrim masiv.

Pacolli ka nisur edhe numërimin mbrapsht të ditëve, orëve, minutave e sekondave deri kur kjo do të bëhet realitetr.

E buzëqeshur dhe ulur në një kolltuk duke pirë kafe e ngrënë biskota, Pacolli ka marrë një pozë rehatie me një prospekt të ndritëshëm përpara – atë të drites së gjelbërt që kosovarët t’ia mësyejnë Evropës.

Edhe pak ditë na ndajnë nga liberalizimi i vizave ? 14 ditë 6 orë 58 min 20 sec”, ka shkruar Pacolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri, Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi…