Pacolli e LV-së ironizon me kërkesën e opozitës për zgjedhje

29 korrik 2023 | 16:58

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka ironizuar me idenë e deputetëve të opozitës se në shtator do të bëjnë çmos që të mbahen zgjedhjet e reja në vend.

Pacolli përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar me ironi se e jep një bluzë të sajën ku shkruan “Duam zgjedhje”, për partinë opozitare që njëmend duan zgjedhje.

“Tu palu tesha e gjeta këtë maicë, njëherë mendova me e gjujt por, tani më shkoj mendja te opozita mos po i duhet ka shtatori. Kush lajmërohet i pari nga opozita e merr me zbritje. Por, kushti kryesor është që ata t’i duan njëmend zgjedhjet”, ka ironizuar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) zgjedh sot kryetarin e ri.…