Pacolli: Kosova qëndron fuqishëm në krah të ShBA-së në luftën kundër ISIS-it

06 shkurt 2019 | 18:00

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova qëndron fuqishëm në krah të ShBA-së në luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS).

“Në Uashington, me ftesë të sekretarit Pompeo po marr pjesë në takimin e ministrave të koalicionit kundër ISIS-it.  Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në krah të ShBA-së në luftën kundër kësaj organizate terroriste e cila i ka shkaktuar dëme edhe vendit tonë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur…