Pacolli: Kur është në pyetje interesi i Kosovës duhet të jemi së bashku

13 prill 2021 | 16:34

Ish-presidenti i Kosovës dhe deputeti Behgjet Pacolli, ka thënë se kur është në pyetje interesi i Kosovës duhet që të gjithë të jemi së bashku.

Ai ka thënë se do të jetë pranë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për të.

“I nderuar të takoj sot presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës dhe ish-presidentët e tjerë të vendit, presidentin Sejdiu dhe presidenten Jahjaga. Kur është në pyetje interesi i Kosovës, ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Unë e sigurova presidenten Osmani-Sadriu se do të jem pranë saj dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për mua”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka mbajtur…