Pacolli: Nesër është ditë historike për Kosovën

16 nëntor 2019 | 19:02

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka thënë se nesër është ditë historike për sportin dh shtetin e Kosovës. Në fakt, “dardanët” përballe do ta kenë Kombëtaren e Anglisë në futboll.

“Nesër është një ditë historike për vendin tonë, për ekipin tonë dhe për sportin në Kosovë. Fizikisht Fadili nuk është më me ne, por pa dyshim është në zemrat dhe mendjen e secilit. Djemve tanë i uroj fat të mirë dhe ekipit anglez i uroj mirëseardhje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Ndeshja në mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet nesër nga ora 18:00.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani në konference për…