Pacolli njofton shefin e OSBE-së për prioritet e Qeverisë

15 dhjetor 2017 | 15:25

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim shefin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE-së) në Kosovë, Jan Braathu.

Pacolli e ka informuar Braathun për zhvillimet e gjithëmbarshme politike në Kosovë, të arriturat e deritanishme, si dhe për objektivat dhe synimet e Qeverisë së Republikës për vitin 2018.

Ndërsa, shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, e ka njoftuar Pacollin në lidhje me planet dhe aktivitetet e këtij misioni në Kosovë për vitin e ardhshëm, si dhe për prioritetet e shtetit italian, i cili do të jetë kryesues i OSBE-së gjatë vitit 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Gjilani pasi i ka “blinduar” të gjithë lojtarët aktual,…