Pacolli po qëndron për vizitë zyrtare në Pragë

13 qershor 2019 | 11:53

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me ftesë të ministrit të Jashtëm Çekë, Tomas Petiicek, po qëndron për vizitë zyrtare në Pragë.

Pacolli gjatë vizitës dyditore do të zhvillojë takime me krerët më të lartë institucionalë të shtetit të Çekisë.

Do të ketë takime me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, H.E. Z. Karel Havlicek. Po ashtu, do të pritet në takim edhe nga presidenti i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, H.E. Z. Radek Vondracek.

Takimet e vizitës dyditore të Pacollit do të përmbyllen me zëvendëskryetarin e Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Mgr. Jiří Ruzicka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmet online lexohen edhe në ekranet e kompjuterëve dhe tabletave,…