Pacolli i reagon Daçiqit: Kosova është shtet i pavarur dhe i konsoliduar

26 prill 2018 | 14:25

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të homologut serb, Ivica Daçiq në lidhje me shtetësinë e Kosovës.

Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Daçiqi e di se Kosova është shtet i pavarur dhe i konsoliduar.

Postimi i plotë i Pacollit:

Deklarata e fundit e zotëri Daçiq për shtetësinë e Kosovës është brengosëse dhe kërcënuese. Edhe më brengosëse është se zotëri Daçiq e ka marrë përgjigjen që vetë e ka kërkuar prej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, apo prej rritjes progresive të numrit të njohjeve në të gjithë globin pas këtij vendimi.

Bota do të kishte nevojë tani të dëgjojë qëndrime konstruktive që përmirësojnë jetën e njeriut të thjeshtë, shtojnë sigurinë dhe lumturinë e tyre, që përmirësojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore apo ndërshtetërore dhe jo të dëgjojë deklarata destruktive, prishëse të mjedisit normal ndërkombëtar, si ato që zoti Daçiq paralajmëron.

Do ishte mirë që zotëri Daçiq të ishte sot në konferencën ndërkombëtare të Parisit për luftën kundër terrorizmit, që të dëgjonte sesa e rëndësishme është siguria njerëzore, sesi kontribuohet bashkërisht në luftën kundër terrorizmit, por mjerisht Serbia nuk është këtu. Zoti Daçiq e din se Kosova është shtet i pavarur dhe i konsoliduar dhe ai nuk mund ta ndryshoi këtë realitet.

Kosova ka miqtë e vet të fuqishëm si e tregon dhe vizita në Prishtinë e presidentit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk dhe ju nuk mund ta ndryshoni këtë me ndërhyrjet tuaja. Me sjelljet tuaja të fundit, me inkursionet tuaja gjoja diplomatike kundër Kosovës ju po bezdisni njerëzit, madje më shumë se kaq.

Në përpjekjet tuaja për të dëmtuar Kosovën ju nuk keni arritur asgjë, madje keni shkatërruar “karrierën e miqve tuaj”.

Ju e dini se për çfarë e kam fjalën, për cilët kryeministra dhe ministra të punëve të jashtme e kam fjalën!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka shënuar 32-vjetorin e katastrofës bërthamore në Çernobil, duke…