Pacolli tregon arsyen pse bëri koalicion me Limajn

23 gusht 2019 | 17:55

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar për arritjen e koalicionit parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate e cila drejtohet nga Fatmir Limaj.

Pacolli ka thënë se qëllimi i këtij koalicioni është t’u ofrojë qytetarëve një alternativë që adreson zhvillimin ekonomik, punësimin, partneritetin me perëndimin dhe forcimin e sundimit të ligjit.

“Partitë tona në qeveri kanë treguar guxim për të adresuar çështje sfiduese për vendin tonë, tani jemi së bashku të gatshëm për të treguar angazhimin për interesat e qytetarëve tanë, një Kosovë të zhvilluar, të integruar dhe e barabartë për të gjithë. AKR-ja dhe NISMA së bashku do të jenë pjesë e qeverisë dhe një element kryesor në qeverisjen e ardhshme që do të hapë një kapitull të ri për vendin tonë”, ka shkruar Pacolli.

Të dashur qytetarë të KosovësTë nderuar përkrahës të AKR-sëSot Aleanca Kosova e Re (AKR) ka nënshkruar një…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Freitag, 23. August 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje…