Pacolli uron Fitër Bajramin

14 qershor 2018 | 16:56

Ministri i Jashtëm, njëherit edhe kryetari i AKR-se, Behgjet Pacolli ka uruar të gjthë qytetarët e besimit Islam, në prag të Festës së Bajramit.

Pacolli ka uruar për begati e lumturi për të gjithë.

“Le të jetë kjo festë e madhe një rast për të gjithë ne, që t’i shpalosim akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë, respektit të ndërsjelltë dhe të përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona. Në këtë festë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duhet të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit, duke uruar që festat si kjo të na mbajnë edhe më afër vlerave dhe mirëqenies së përgjithshme, e cila përcillet me dashuri, respekt, solidaritet e vullnet të mirë”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, Albena Reshitaj ka vizituar…