Padia e Azemit kundër Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Financave, caktohet seanca e parë

23 janar 2024 | 16:31

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se është caktuar seanca e parë nga padia e para dy viteve ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Financave për mospagesën e shtesave në kohën e Covid-19.

Azemi ka shkruar në “Facebook” se seanca e parë pritet të mbahet më 9 shkurt 2024, dhe i njëjti ka thënë se punëtorët do të përfaqësohet nga vet ai dhe nga avokati Fatlum Podvorica.

Sipas Azemit Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave u kanë punëtorëve rreth 2 milionë euro borxh.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udinese është urdhëruar të luajë një ndeshje në Serie A…