Pak për Nasim Haradinajn

21 dhjetor 2023 | 12:21

Shkruan: Izmi Zeka

Ato që shihen në mediet e shkruara dhe elektronike apo edhe rrjetet sociale lë përshtypjen se ky popull ende ka nevojë dhe jo vetëm kaq, por me përkuljen më të madhe i respekton çlirimtarët, sjelljet e tyre, familjarët e tyre.

Njerëz të shumtë në shtëpitë e tyre nga e gjithë gjeografia shqiptare. Fotografi të ndryshme e të shumta dhe fjalë të mëdha sa që ngaherë krijohet përshtypja se ne jetojmë, zhvillohemi edhe si shtet me historinë dhe të bëmat e tyre.

Fjalë të mëdha thuhen kur takojnë njeriun i cili padrejtësisht u akuzua nga  Gjykata Speciale e Hagës. Ky njeri që doli nga Haga mund edhe të konsiderohet si sinonim i luftës çlirimtare të Kosovës kundër regjimit të egër serb. Të duket nga vizitat se qytetarët kanë mesazh ndaj gjykatës speciale, padrejtësisë që po u bëhet edhe të tjerëve që janë mbyllur me fabrikime të shtetit serb.

Ndalesh dhe e shikon nga njëri kënd se kjo qytetari e padjallëzuar mundohet të jap nga vetja atë që ka mundësinë pra solidarizimin me ta.

Shikuar nga një sy tjetër diçka është tepër e tmerrshme, jo koherente as edhe historike me veprimet e pas luftës në Kosovë e deri më sot. Çlirimtarët janë piketuar për asgjë, janë vënë në sprovë shumë herë nga njerëz dhe politikanë mbi kredibilitetin e tyre kombëtarë. Janë thënë gjëra të çmendura të pabazuara  duke tentuar të margjinalizojnë ekzistencën e ngjarjes më të madhe historike luftën e UÇK-së.

Në syrin e një historiani sa kam lexuar trajtim propagandistik më të keq se në Kosovën e pas luftës e këndej nga një pjesë e mirë e politikës nuk ka ekzistuar në asnjë vend të botës ndaj figurave që dolën prej luftës dhe fatmirësisht mbetën të gjallë. Përveç kësaj qasje jo historike as edhe shtetërore që edhe sot nuk përmendet as nuk është qartësuar fati i mbi 200 ushtarëve të UÇK-së që janë vrarë pas vitit 99 e këndej.

Liderët e UÇK-së që sot gjenden në Hagë bënë përpjekje titanike për të ruajtur dhe krijuar institucionet shtetërore të cilat nuk ekzistonin fare. Një popull i robëruar me shekuj u çlirua në vitin 99.

Të papërvojë shtetërore  por me njohuri mbi shtetin ata arritën që Kosovën nga një vend i robëruar ta kthejnë në një vend të shpresës . Nga një vend që sundonte Serbia në një vend ku Shqiptarët udhëheqin me shtetin e tyre.

Çuditërisht një pjesë e qytetarëve ndoshta me hendikepe nga e kaluara historike që në shikim të parë duket se kanë memorie të kthjellët dhe ruajnë ndjenjën, dashurinë dhe vlerësimin për çlirimtarët në realitet nga ngjarjet e deri sotme ka vend për tu diskutuar dhe shpjeguar këtë që mund ta quaj fenomen që me gjasë është historik dhe jo vetëm i këtyre viteve të pas luftës.

Andaj edhe vizitat të familja Haradinaj i nga një pjesë i ngjajnë më shumë kurtuazisë se sa frymës kombëtare dhe ruajtjes së atyre vlerave sublime që duhej të ishin për çdo qytetarë.

20 e më shumë vjet janë demonizuar shumë figura sa që aktakuzën e trilluar për çlirimtarët që gjenden në Hagë e kanë bërë pareshtur në parlament e kudo tjetër.

Shikuar nga ky dimension disi nuk funksionon realiteti kosovar historik me vizitat në familjen e madhe Haradinaj.

Nga kjo që thash më lart sjelljet tona i ngjajnë më shumë  teorisë së absurdit se sa konsistencës sonë kombëtare  si vijëzim i ruajtur në librat historike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumbardh Salihu e Kader Kicaj tash e disa javë kanë…