Palestra sportive në SHMU1 do të jetë gati për nxënësit nga 1 shtatori

11 gusht 2021 | 14:22

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije të mërkurën se palestra shkollore sportive në Shkollën e Mesme të Ultë (SHMU1) në Vushtrri do të jetë gati për nxënësit  dhe sportistët nga 1 shtatori.

Kryetari Tahiri ka thënë se kampionet tona olimpike në ‘Tokyo2020’ na vërtetuan edhe njëherë sa i rëndësishëm është investimi në infrastrukturën sportive.

“Besojmë fort në olimpistët e rinj të Vushtrrisë e të Kosovës , prandaj dy palestra të tilla po i bëjmë në qytet”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën ka ndërruar jetë zyrtari në Drejtorinë e Administratës-Gjendjes…