Pallaska: Kurti shkeli Kushtetutën dhe demokracinë

24 mars 2020 | 09:14

Juristi Dastid Pallaska, duke komentuar vendimin e djeshëm të qeverisë për masat e reja dhe për orën policore, ka thënë se Zyra e Kryeministrit nuk ka publikuar asnjë vendim, përpos propozim vendim, e që përbën shkelje të rëndë pasi që zhvesh Kuvendin dhe sovranin nga e drejta kushtetuese.

Në një shkrim të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, Pallaska ka thënë se vendimi i qeverisë është shkelje e rëndë e të drejtave të qytetarëve. “Deri më tani vendimi i Qeverisë nuk është publikuar. Me sa pash, mediat kanë publikuar një propozim vendim. Nëse vendimi është ende vetëm propozim, anëtarët e Qeverisë duhet ta dijnë që propozimi shkelë rëndë jo vetëm Kushtetutën por edhe demokracinë në vend. Kjo për shkak se zhvesh Kuvendin – dhe me të edhe sovranin – nga e drejta e patjetërsueshme kushtetuese që të vendosë për kufizim të të drejtave dhe lirive kushtetuese në nivel vendi”, ka shkruar ndër të tjera Pallaska.

Komenti i Pallaskës në “Facebook”:

Prej që u raportua në media se Qeveria me vendi e paska kufizuar lirinë e lëvizjes në nivel vendi, disa herë i hapa ueb faqet e Qeverisë dhe Gazetës Zyrtare për të parë nëse vendimi është publikuar. Deri më tani vendimi i Qeverisë nuk është publikuar. Me sa pash mediat kanë publikuar një propozim vendim. Nëse vendimi është ende vetëm propozim, anëtarët e Qeverisë duhet ta dijnë që propozimi shkelë rëndë jo vetëm Kushtetutën por edhe demokracinë në vend. Kjo për shkak se zhvesh Kuvendin – dhe me të edhe sovranin – nga e drejta e patjetërsueshme kushtetuese që të vendosë për kufizim të të drejtave dhe lirive kushtetuese në nivel vendi. Përderisa Qeveria e ka të drejtën ligjore për të (i) izoluar të infektuarit; (ii) vendosur në karantinë personat që kanë pasur apo dyshohet se kanë pasur kontakt me të infektuarit; dhe (iii) të ndalojë qarkullimin në zonat e infektuara dhe zonat e rrezikuara nga infektimi, kjo – nën asnjë rrethanë – nuk i jep Qeverisë të drejtën kushtetuese që të kufizojë lirinë e lëvizjes në nivel vendi dhe në mënyrë të përgjithësuar, siç raportohet se ka bërë Qeveria në këtë rast. Kjo për shkak se kjo e drejtë kushtetuese i takon vetëm Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Britania nis izolimin total. Kryeministri Boris Johnson vendosi që…