Pallaska për LV-në: Këta edhe të vjedhin edhe ta ofendojnë inteligjencën
09 prill 2021
| 11:33
Juristi Dastid Pallaska ka kritikua Lëvizjen Vetëvendosje pas raportimeve të fundit për emërime të këshilltarëve të afërt me LVV-në në pozita nëpër ministri.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për dallim prej partive tjera që kanë vjedhë, LV-ja “edhe të vjedh edhe ta ofendon inteligjencën”.
Postimi pa ndërhyrje i Pallaskës:
Prej kusherive paskem kalu në kusheri të “kualifikum.”
Për dallim prej të tjerëve që vetëm kanë vjedhë, këta edhe të vjedhin edhe ta ofendojnë intelegjencën.
Madje, për t’i shtu kripë plagës, këta punësimin e kusherive në pozita shtetërore e paraqesin dhe e arsyetojnë si diçka fisnike.
Shpejtë ka me u rrëzu’ kjo kullë e letrave/gënjeshtrave.



