Palmer: Kërkojmë njohje reciproke Kosovë-Serbi

05 dhjetor 2019 | 08:26

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer dhe përfaqësues për Ballkanin Perëndimor ka thënë sot se Amerika dëshiron që të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë,

Sipas tij ky normalizim nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve,

Për N1 në Bosnjë, ai ka thënë se “është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradi të ulen në tavolinë, ta arrijnë marrëveshjen dhe të marrin rrugë drejt Bashkimit Evropian”, transmeton Klan Kosova.

“Duhet të arrihet marrëveshja e cila do të jetë e pranueshme dhe e përkrahur nga publiku në të dy anët, si mënyra më e mirë për ecjen para”.

“Me rëndësi është që marrëveshja të jetë e zbatueshme, e drejtë dhe e qëndrueshme”.

Pastaj ai ka thënë se me të dërguarin Richard Grenell ka marrëdhënie shumë të mira duke theksuar se nuk është hera e parë që SHBA dërgon dy përfaqësues për një çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë…