Palmeri dhe Lajçaku i shkojnë Osmanit në zyrë

31 maj 2021 | 15:48

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë shkuar së bashku në Presidencë, ku janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Palmeri dhe Lajçaku paraprakisht janë takuar me drejtuesit e opozitës.

Ata do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, ndërsa nesër  në orën 10: 45 do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për medie, në zyrën e BE-së në Prishtinë.

Gjithashtu, Palmeri dhe Lajçaku do të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pengesat rrugore që ndajnë Norvegjinë dhe Suedinë mund të duken…