Pandeli Majko viziton në Has kullën e Isa Kurpalit të projektuar nga Sylejman Vokshi

21 mars 2024 | 13:29

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko ka vizituar veriun e Shqipërisë. Ai është ndal në Has ku ka vizituar monumentin kulturor, Kullën e Isa Kurpalit.

Këtë kullë sipas Majkos e kishte projektuar Sulejman Vokshi, si një nevojë e domosdoshme e vetëmbrojtjes popullore ku i zoti i kësaj kullë, Bajram Sylë Kurpali ishte një legjendë që u përjetësua në këngë.

Njoftimi i plotë i ish-kryeministrit, Pandeli Majko:

Në Has, pas shpalljes së Kullës së Isa Kurpalit, si “Monument Kulture” në vitin 2023, aty kanë filluar punimet e rikonstruksionit!

Kulla e Isa Kurpalit, është ndërtuar në shekullin e XIX me një arkitekturë karakteristike të zonës me vlera historike.

Projektimin e saj e bëri vetë Sulejman Vokshi, si një nevojë e domosdoshme e vetëmbrojtjes popullore ku Bajram Sylë Kurpali ishte një legjendë që u përjetësua në këngë! Vizita në këtë kullë është takim me historinë e kësaj zone!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur poshtë ankesa e KF Llapit edhe nga shkalla…