Pandemia me efekte në shëndetin mendor edhe te qytetarët e Kosovës

04 maj 2021 | 00:03

Efektet e para të pandemisë edhe në shëndetin mendor tashmë po vërehen edhe në Kosovë.

Psikologja Antigona Qenaj-Sejdiu thotë se tashmë ka shtim të personave që po kërkojnë ndihmë psikologjike.

“Të gjitha hulumtimet ndërkombëtare po tregojnë se pandemia ka pasur afekt negative edhe në shëndetin mendor. Ka pasur rritje të rasteve kur personat kanë kërkuar ndihmë për ankth, depresion, stres dhe simptoma të sulmeve të panikut…Kjo ka ndikuar që edhe personat të vetëdijesohen më shumë në kërkimin e ndihmës për shëndetin mendorë”, tha Qenaj-Sejdiu për RTV Dukagjinin.

Pulmologu Shpëtim Thaçi thotë se në shumë raste pacientët që e kanë kaluar coronavirusin kthehen përsëri te ai të shqetësuar.

“Në momentin e paraqitjes së tyre vërehet se ata nuk kanë simptoma klinike por më shumë janë simptoma ankthi dhe shqetësimi ku ne si profesionistë shëndetësor jemi të detyruar t’i referojmë te psikologu apo edhe te neurologu për të larguar këto shqetësime”.

Profesionistët më tej thonë se është pozitive që personat që kërkojnë ndihmë psikologjike apo psikiatrike nuk janë më të stigmatizuar si më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka…