Pantina: Veseli po sillet si aktivist i shoqërisë civile

29 janar 2018 | 11:27

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për inicimin e seancës së jashtëzakonshme për cilësinë e ajrit në Prishtinë.

Pantina ka thënë se Veseli po sillet si aktivist i shoqërisë civile.

“Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit, paska kërkuar seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e ajrit në Prishtinë si të ishte një aktivist i shoqërisë civile. Kadri, ti je kryetar i Kuvendit krejt çka duhet të bësh është të thërrasësh mbledhjen e kryesisë, ta propozosh rendin e ditës dhe të kërkosh nga kryeministri dhe Ministrja e mjedisit e planifikimit hapësinor të vinë në seancë të përgatitur më të dhëna e dokumente. E deputetët pastaj mund të vine me propozime për masat që duhet ndërmarrë”, ka shkruar Pantina në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njihet si një ndër femrat më provokuese në klipet që…