Panucci kërkon edhe 57 mijë euro pas shkarkimit

21 dhjetor 2019 | 08:13

“Ka sulme të orkestruara ndaj Panuccit”, thoshte Duka, kur ish-trajneri i Shqipërisë kritikohej gjithnjë e më ashpër për mënyrën se si luante Kombëtarja dhe për rezultatet që po merrte. Ndërkaq, italiani asokohe nuk ngurronte që të falenderonte Dukën 5 apo 6 herë gjatë çdo konference për mundësinë që i jepte dhe për mbështetjen.

Madje ndonjëherë i shpëtonte edhe ndonjë batutë prej babaxhani se me FSHF-në nuk e mbante të lidhur kontata, apo paratë, por dëshira që kishte për të finalizuar një projekt, të cilin Panuçi e kosnideronte të madh.

Ndërkohë, pasi iku, Panucci ia “shpërbleu” Dukës gjithë mbështetjen duke i marrë deri edhe në qindarkën e fundit për prishje të njëanshme të kontratës. Mendoni se mbaroi me kaq? Jo, Panuçi tani kërkon edhe bonuset që parashikonte kontrata fillestare, që janë afro 57 mijë euro. Bëhet fjalë për bonuse të tipit: shpërblim për çdo fitore dhe pikë të marrë. Prapaskena FSHF e ka paguar Panuccin deri në fund të kontratës së tij (afro 300 mijë euro).

Ish-trajneri nuk pranoi negociata në këtë pikë. Ndërkaq, “Panorama Sport” mëson se avokati i trajnerit ka kontaktuar federatën rreth një javë më parë dhe u ka thënë se klientit të tij i takojnë edhe 57 mijë euro bonuse (sipas pikëve që ka marrë kombëtarja pas largimit të Panuccit), edhe pse ish-mbrojtësi i Milanit dhe i Italisë nuk ishte më në stol.

Në FSHF janë befasuar dhe janë irrituar ndaj këtij pretendimi, por gjithsesi po bëhen gati edhe për një gjyq të mundshëm në FIFA me trajnerin që Duka e përkëdheli aq shumë. Mësohet se deri tani avokatët e trajnerit nuk kanë bërë asnjë padi në FIFA, ndonëse kjo nuk e përjashton mundësinë që të ndodhë në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para festave të fundvitit, mërgimtarët kanë filluar të vijnë në…