Para nisjes për në Uashington Komisioni për Punë të Jashtme fton Hotin për raportim

17 qershor 2020 | 15:25

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka marrë vendim që të ftohet për raportim kryeministri Avdullah Hoti për të raportuar për qasjen e tij politike për takimin në Uashington, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni ka pasur mosmarrëveshje ndërmjet deputetëve rreth kësaj ftese, përfshirë menaxhimin e pandemisë dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Anëtari i këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje , Gazmend Gyshinca, ka thënë se duhet të sqarohet se përse qeveria ka ndal zotimin për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Ndërsa Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë së është e papranueshme të thirret kryeministri në raportim.

Në anën tjetër anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga Aleanca Kosova e Re, Mirlinda Sopi-Krasniqi, është deklaruar kundër ftesës për raportim të kryeministrit Hoti, duke thënë se duhet të raportojë Ministria e Punëve të Jashtme në lidhje me riatdhesimin e qytetarëve gjatë pandemisë.

Më tutje, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur nëse ka bazë ligjore për ta ftuar kryeministrin në raportin.

Kurse anëtarja tjetër nga Vetëvendosje në këtë komision, Fitore Pacolli, ka thënë se heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare “do të thotë se ne jemi shtet hajgare”.

Në këtë diskutim janë përfshirë edhe Kujtim Shala i LDK-së dhe Enver Hoxhaj i PDK-së të cilët janë deklaruar në favor të thirrjes se kryeministrit Hoti për raportim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ka qëndruar tre muaj pushim për shkak të…