Parada kuq e zi, Tirana, qendra e festimeve për ditën e pavarësisë

28 nëntor 2023 | 18:22

111-vjetori i Pavarësisë e ktheu kryeqytetin shqiptar në epiqendrën e festimeve të cilat kulmuan me paradën Kuq e Zi, e para e këtij lloji në vendin tonë.

Pavarësisht motit me shi, qytetarë nga zona të ndryshme të vendit, nga trojet, arbëreshë dhe shqiptarë të diasporës parakaluan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me flamurin shqiptar dhe kostumet popullore të çdo treve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se rëndësia e bashkëpunimit më njëri-tjetrin është mesazhi kryesor i Ditës së Flamurit.

Parada e Kuq e Zi u mbyll në sheshin Skënderbej për të vijuar më pas më ngritjen e flamurit kuq e zi Për pjesëmarrësit e paradës por edhe ata që e ndoqën nga afër, 28 nëntori është dita më ë shënuar e kombit shqiptar.

Festimet për pavarësinë do të vijojnë deri në orët e mbrëmjes më aktivitete dhe koncerte muzikore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cruiser Amadea, i cili është në pronësi të një kompanie…