Paradite vranësira dhe intervale me diell, pasdite riga shiu

01 maj 2024 | 08:13

Intervale me diell e vranësira të mërkurën. Pasdite vonë mundësi për riga lokale shiu.

Mot i ndryshueshëm parashihet ditën e mërkurë në vend. Megjithëse mbetet ngrohtë, e fillimisht edhe me intervale me diell, pasdite vonë me zhvillime të vranësirave, priten edhe rrebeshe shiu, me mundësi edhe për bubullimë në pjesë të vendit. Temperaturat minimale 7C e 9C, e maksimalet shkojnë deri në 22C e 24C, njofton Prishtina Weather.

Rrebeshe të shiut ka gjasa të shtrihen mbi vend orëve të mëngjesit të ditës së enjte, me mundësi të shfaqen edhe nga mesdita.

Të premtën më shumë vranësira, e kohëpaskohe me të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat zbresin deri në 15C. Reshje lokale shiu pritet të ketë edhe përgjatë fundjave, megjithëse nuk mungojnë intervale me diell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gratë në Shqipëri kryejnë më pak krime se në të…