Paralajmërimi para shtatë vjetësh për filmin serbo-rus kundër UÇK-së

09 maj 2020 | 20:29

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Mediat në gjuhën shqipe informuan lidhur me filmin serbo-rus “Linja Ballkanike”të realizuar nga kinematografia ruse në mars të vitit 2018.

Pas intervistës së Emir Kusturicës në muajin prill të vitit 2013 tërhoqa vëmendjen e opinionit publik rreth mobilizimit të qarqeve serbo-ruse për realizimin e një filmi që kishte për qëllim njollosjen eluftës çlirimtare të Kosovës dhe prezantimin e UÇK-së si organizatë kriminale që ka bërë trafikim organesh njerëzore.

Rreth kësaj çështjeje po sjell vetëm një pjesë të asaj që është përfshirë në librin tim “Mashtrimi i madh”, i publikuar më 17 shkurt 2015.

Mashtrimi i madh, f.12-13:

Përmasat e propagandës serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shkuar deri në atë shkallë sa regjisori i njohur me origjinë serbo-myslimane Emir Kusturica, në një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Filozofik të Nishit, deklaroi se kohët e fundit “ishin xhiruar shumë filma për Serbinë dhe për serbët” dhe se “këta filma të këqij, të mbështetur mbi ngjarje të trilluara, kanë ndikuar që bota të ketë një imazh të keq për serbët, si popull gjenocidar. Kjo është propagandë e tmerrshme!”.

Nga të gjithë filmat për këtë temë, Kusturica veçoi pjesëmarrjen e aktorëve të mëdhenj të Holliwood-it: RichardGere-in, PenelopeCruzin dhe AngelinaJolie. “Edhe pse janë yje shumë të mëdhenj të kinematografisë, filmat janë shumë të këqij, katastrofikë e të mos flas për filmin e AngelinaJolie-së «Në vendin e mjaltit dhe të gjakut». Janë filma të dështuar, sepse nuk bëhet vepër e madhe mbi bazën e materialeve të rrejshme!”2 Ky regjisor me famë botërore, laurat i dyfishtë i Festivalit të Filmit në Cannes, theksoi se Kosova është temë e denjë për letërsi e filma dhe se deri tani nuk ishte bërë asgjë. Ai paralajmëroi se do të xhirojë “një film për tregtinë me organet e njerëzve në Kosovë, si njërën nga temat më të mëdha të këtij shekulli, aktin më brutal dhe treguesin e fuqishëm të kthimit në periudhën pagane.”3 Kam bindjen e plotë se në fund të këtij libri lexuesi do të jetë në gjendje të shohë nëse janë të trilluara ngjarjet e filmave që Kosturica i apostrofon si “tepër të këqij” apo realiteti është shumë më tragjik se pasqyrimi në filmat e deritashëm.

Përshkrimi i ngjarjeve të trishtueshme dhe fotot e tmerrshme nuk janë sjellë për të ilustruar se sa të këqij ishin ata që aplikuan gjenocidin në Kosovë. Këto ngjarje janë përmendur në kontekstin e polemikave ndaj “negacionistëve” që mohojnë vërtetësinë e këtij gjenocidi. Emir Kusturica ka plotësisht të drejtë kur thotë se Kosova është një temë e denjë për letërsi e filma. Të gjithë të interesuarit për këtë çështje do të gjejnë në librin tim shtegun e materialeve për të shkruar vepra me vlerë. Nëse Kusturica lexon këtë libër, do të bindet se me tema të trilluara dhe materiale të rrejshme për tregtinë me organe njerëzish nuk bëhet vepër e madhe. Përkundrazi, me sajime të tilla përpiqet të mbajnë gjallë MASHTRIMIN E MADH me opinionin publik.

Për lexim të librit falas në internet:

https://kosovogenocide.com/libra/?fbclid=IwAR1IHoKpudfR-qlD02HE0C-2GcHGzQmSkylo7y-e_WCm5-uus3EWr4S6aRE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Milanit, Baresi, ka dhënë mendimin e tij mbi…