Baresi: Van Dijk është mbrojtësi më i mirë në botë

09 maj 2020 | 20:19

Legjenda e Milanit, Baresi, ka dhënë mendimin e tij mbi atë se kush është mbrojtësi më i mirë në botë aktualisht.

Ikona e ‘Rosoneri’, Franco Baresi, i cili njihet si një nga mbrojtësit më të mirë në histori, ka folur lidhur me mbrojtësit që janë aktiv aktualisht.Sipas italianit, është mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, ai që për momentin është më i miri në pozitën e tij.“Futbolli ka ndryshuar shumë në 10-15 vitet e fundit, jo vetëm në fushë, por edhe si shihet, aksesi në informacione, roli i rrjeteve sociale dhe të gjitha këto”, ka thënë Baresi.

“Mendoj se mënyra se si mbrojtësit shihet ka ndryshuar gjithashtu gjatë viteve. Tifozët e vërtetë të futbollit e dinë se sa ka rëndësi një mbrojtës dhe ata i vlerësojnë ata”, ka shtuar italiani.

“Nëse do të duhej të them një emër, atëherë një që vërtetë qëndron është Virgil van Dijk, i cili ka treguar kualitet, karakter dhe forcën që një mbrojtës duhet t’i ketë që të jetë lider i suksesshëm te një skuadër si Liverpool”, ishin fjalët e Baresi. Virgil van Dijk duhet të jetë i lumtur që dëgjon komplimente të tilla nga një ish mbrojtës siç ishte Franco Baresi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar në 22-vjetorin e…