Parandalohet një rast i kontrabande me mallra

28 shtator 2023 | 16:12

Policia e Kosovës ka identifikuar një kombi pa targa në kufirin me Maqedoninë e Veriut, me ç’rast gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar mallra të dyshuara për kontrabandim, pa dokumente përkatëse.

Policia ka njoftuar se ky operacion është ndërmarrë për të parandaluar kriminalitetin dhe dukuri të tjera negative.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e task-forcës, në kuadër të policisë kufitare-lindje, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, kanë intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren, ku si rezultat është identifikuar një mjet i dyshuar/kombi pa targa, i cili është zënë në flagrancë duke hyrë ilegalisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës. Pas ndalimit të mjetit të dyshuar nga ana e zyrtarëve policorë është legjitimuar drejtuesi i mjetit, i dyshuari mashkull kosovar, tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar mallrat e dyshuara për kontrabandim, pa dokumente përkatëse”, ka njoftuar policia.

Më tutje, policia ka njoftuar se malli i ndalur është si në vijim: 99 pako me nga 12 kg mjaltë, 1 188 copë kavanoz qelqi, 100 pako me çajra për dobësim “Nerox”, 200 pako me çajra “Detoxs”, 300 copa sprej “Viga 150000”, 100 kuti x12 copë “Exellent Q7”, 200 copa “Titan Gel”.

“Andaj, me vendim të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “kontrabandim me mallra” dhe është dërguar në terminal doganor”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 19-vjeçar nga Kosova është therrur me thikë në kufirin…