Parashikimi i motit për javën e ardhshme

21 maj 2023 | 12:35

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për javën e ardhshme.

“Mot i ngrohtë por jostabil gjatë javës në vijim. Paradite më shumë diell, pasditeve rrebeshe me bubullima”, ka njoftuar Prishtina Weather.

Temperaturat maksimale do të luhaten ndërmjet 21C e 25C, e ato minimale 9C deri 12C.

21.05.2023 – Javën vijuese po paraqiten kushte të motit më të ngrohtë mbi vend, por se mbetet ende i paqëndrueshëm. Paraditeve do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa orëve të pasdites priten zhvillime të vransirave, që më vonë lokalisht edhe shoqërohen me rrebeshe shiu dhe bubullima. Aty këtu priten mundësi edhe për breshër dhe erëra më të fuqishme me zhvillime të rrebesheve. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 21C e 25C, e ato minimale 9C deri 12C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

22.05 – Intervale me diell paradite. Pasdit më vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

23.05 – Më shumë diell paradite. Më vonë pasdite priten mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

24.05 – Më shumë diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e më vonë edhe ndonjë rrebesh me bubullimë.

25.05 – Vransira të ndryshueshme, e pasdite më vonë rrebeshe shiu me bubullima.

26.05 – Vransira e intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima.
Era do të fryjë kryesisht nga lindja dhe verilindja e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur ushtrimin ndërkombëtar…