Parashikimi i motit për javën e ardhshme

17 dhjetor 2023 | 14:48

“Prishtina Weather” ka njoftuar se si do të mbajë moti në javën e ardhshme.

Në fillim të javës pritet të ketë kthjellime dhe ngrica, ndërsa në pjesën e dytë ka mundësi për reshje të shiut dhe pak të borës.

“Shtypja atmosferike fillimisht shumë e lartë mbi vlera normale, me tendencë të një rënie të thellë deri të premten”, ka njoftuar “Prishtina Weather”.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

18.12 – Kthjellët e me diell.  Në mëngjes ngrica, e ultësirave mundësi për mjegull.

19.12 – Në mëngjes ngrica, e ultësirave mjegull orëve të para të ditës.  Më butë, kryesisht me diell gjatë ditës.

20.12 – Kryesisht me diell.  Ultësirave mjegull që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

21.12 – Vranësira kalimtare dhe intervale me diell.

22.12 – Kryesisht me vranësira.  Më vonë pasdite dhe mbrëmje priten të reshura shiu, me mundësi të përzien edhe me borë me rënie të temperaturës.

Qetësit dominojnë këto ditë të para të javës.  Herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.  Nga dita e enjte frynë erë e lehtë verilindore deri në 5m/s, ndërsa të premten jugore edhe mesatare 4-12m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht shumë e lartë mbi vlera normale, me tendencë të një rënie të thellë deri të premten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temperaturat në disa zona të Kinës, përfshirë provincat Shanxi, Hebei…