Parashikimi i motit për nesër në Kosovë

17 dhjetor 2023 | 23:40

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas njoftimit të këtij instituti, të hënën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsisus.

“E hënë – mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull dhe ngrica”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti spanjoll Real Madridi ka fituar 4:1 ndaj Villarrealit dhe…