Parlamenti Evropian mbështet Kosovën në proceset integruese

28 shkurt 2020 | 10:18

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian (PE), Rainer Wieland.

Hoti ka njoftuar delegacionin gjerman për prioritetet, proceset e rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, dhe sfidat të cilat po e presin Qeverinë e re.

Ndërsa Wieland ka ofruar mbështetje në lidhje me agjendën evropiane dhe proceset integruese të shtetit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Po ashtu, zyrtari i PE-së shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson, për përkrahje në zhvillimin e komunave, duke mundësuar kësisoj binjakëzime të komunave tona me komunat e ndryshme nga Gjermania.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka ftuar shqiptarët…