Parma – Juventus, kjo është detyra e Ronaldos

01 shtator 2018 | 12:17

Cristiano Ronaldo me Juventusin sonte është mysafir i Parmas në Serie A.

E shtuna është dita e Juventusit dhe Interit në Serie A.

Në Enio Tardini të Parmas, bardhezinjtë e Allegrit në orën 20:30 do të synojnë fitoren e tretë radhazi në këtë kampionat për të kryesuar të vetëm për një ditë me pikë të plota. E gjithë vëmendja edhe këtë herë do të jetë te 5-herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

Të gjithë presin golin e parë të portugezit me fanellën e Juves dhe sfida ndaj Parmës mund të jetë idealia për CR7-ën për t’u zhbllokuar. Më herët në orën 18:00 në Dall’ Ara Interi i Spallettit do të masë forcat me Bolognan e Filippo Inzaghit dy skuadra që nuk e kanë shijuar kënaqësinë e fitores në dy javat e para.

Zikaltrit nuk kanë rrugët tjetër veç suksesit në këtë sfidë për të lënë pas momentin negativ të fillim sezonit. Sot Spalletti do të mbështet edhe te blerja më e rëndësishme e kësaj vere mesfushori belg Radja Nainggolan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në…