Partizani fiton derbin ndaj Tiranës

21 janar 2021 | 22:15

Partizani arrin që të marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në derbin kundër Tiranës.

Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” prodhoi shumë emocione, por në fund do të ishte skuadra e Dajës që do të dilte me 3 pikë. Jashtë stadiumit nuk munguan përplasjet mes tifozerive, ndërkohë që policia ndërhyri për t’i shpërndarë.

Ndeshja nisi mjaft mirë për Tiranën që kërcënoi portën e Alban Hoxhës vetëm pas 29 sekondash lojë. Taulant Seferi tentoi të befasonte portierin e “Të Kuqve”, i cili e ndali mjaft mirë. Partizani kundërpërgjigjet me Jasi Asanin që lëshon një të majtë në minutën e 18-të, e cila përfundoi ngjitur me shtyllën. Pak sekonda më pas Partizani ju afrua sërish golit me Melon, i cili u ndal nga një pritje fantastike e gardianit Bekaj.

Me kalimin e minutave loja zhvillohet kryesisht në mesfushë, ku ika duele të forta mes lojtarëve. Në minutën e 36-të ndërkohë Tirana ka shansin më të mirë të ndeshjes me Seferin, i cili shmangu bukur portierin Hoxha, por vetëm me portën e boshatisur, e dërgoi jashtë.

Partizani në anën tjetër ka një rast të ngjashëm me Melon, i cili gjuan jashtë kuadratit, pasi u frenua mjaft mirë edhe nga mbrojtja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se ka marrë…