Partizani prezanton trajnerin e ri

10 gusht 2022 | 16:44

Partizani ka prezantuar trajnerin e ri. Pas largimit të me Dritan Mehmetit, sot është zyrtarizuar ulja e Giovanni Kolelas në stolin e ekipit të kuq.

56-vjeçari është italiani i radhës që merr drejtimin e Partizanit pas emrave si Agostinelli, Lerda, Iuliano apo Sormani. Kolela drejtoi edhe Apoloninë në periudhën 9 shtator-30 nëntor 2020.

Më parë ai ka drejtuar skuadra si Vicenza, Rimini, Siena, Como, Renate, Bassano dhe Legnago. Kolela do të prezantohet sot në orën 19:00.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Giovanni Kolela. 55 vjeçari italian, i cili do të drejtoj skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12.08.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…