Partneri turk i shpreh Gentës dashurinë në gjuhën shqipe

10 nëntor 2020 | 11:39

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur të momentit. Ajo po shijon lidhjen e saj të re me biznesmenin turk, Huseyin Usta. Genta ka treguar më herët se ata janë ndeshur fare rastësisht bashkë dhe se më pas i ka ndihmuar “Google translate” dhe nëna e këngëtares për t’u njohur më tepër. Madje, Usta është munduar të mësojë shqip dhe sot i ka shprehur ndjenjat këngëtares në gjuhën tonë.

Në “Instastory”, ai ka publikuar një foto të Gentës dhe krahas saj shkruan: “Kudo është bukur me ty, të dua më shumë se gjithçka!”

Biznesmeni turk ka një dashuri të madhe ndaj këngëtares shqiptare këtë e ka dëshmuar më parë, pasi  bëri tatuazh emrin e saj në krahë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…